Në kuadër të javës së “Don Boskos”, sot në shkollën tonë u mbajt Gara për Ese.

Tema e esesë ishte: “PERCEPTIMI I FAMILJES NË SYTË E NJË ADOLESHENTI”

Në garë morën pjesë rreth 130 nxënës nga të gjitha Shkollat e Mesme te Larta të Prishtinës. Kjo garë u karakterizua nga një entuziazëm I të rinjve për të shprehur talentin e tyre në fushën e shkrimit. Karakteristike e garës kësaj radhe ishte se tema është dhënë aty për aty pa ndonjë njoftim paraprak për temën e esesë.

Ne i urojmë të gjithë nxënësit për angazhimin e tyre. Po ashtu i inkurajojmë ata të vazhdojnë me tutje në shpalosjen e vlerave të tyre.

Esetë do të korrigjohen nga profesorët e përkatës të shkollave të ndryshme të Prishtinës dhe rezultatet do të shpallen në ditën e Shkollës së “Don Boskos” me datë 3 shkurt 2017.

Për tri esetë më të mira do të ndahen shpërblime në vlera monetare.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 26/01/2017