Në vazhdën e aktiviteteve ne kuadër të festës së “Don Boskos”, komisioni i kulturës organizoi garën e gjuhës angleze “Spelling Bee”.

Kjo garë u mbajt në tri runde, duke përfshirë nxënësit e SHFMU dhe SHML. Fillimisht ata garuan në nivel klase, për të kaluar pastaj në nivel gjenerate. Në fund ata të cilët kaluan këto dy runde shkuan në finale.

Finalja u mbajt sot me datë 6 shkurt 2019 dhe morën pjesë rreth 50 finaliste. Pas një gare të fortë u zgjodhën më të suksesshmit nga SHFMU dhe SHML.

Fituesit e vendit të parë nga SHFMU u zgjodhën:

– Arion Budima nga kl. V,
– Dina Ramaj nga kl. VI dhe
– Urta Mirena nga kl.IX

kurse

fitues i vendit të parë nga SHML u zgjodh:

– Jon Selmanaj

Fituesit do të shpërblehen me mirënjohje në Ditën e Shkollës me 8 shkurt 2019


Kategoria Lajmet