Edhe këtë vit dëshirojmë të bashkëndajmë me ju organizimin e garës në gjuhën angleze  Spelling Bee, e cila tanimë është bërë traditë në QSE “Don Bosko”.

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta të organizuara në QSE “Don Bosko“, është edhe gara Spelling Bee, në të cilën të gjithë nxënësit e shkollës sonë kanë të drejtë të marrin pjesë, duke shfaqur kështu talentin e tyre në gjuhë të huaja, konkretisht atë Angleze.

Këtë vit u mbajt edicioni i tretë i kësaj gare, në të cilin morën pjesë nxënësit e klasave të VI, VII, VIII nga shkolla e mesme e ulët, si dhe nxënës të klasave X, XII nga gjimnazi dhe liceu elektroteknik, duke ju nënshtruar dy raundeve të kësaj gare.

Tre fituesit më të mirë të përzgjedhur nga juria profesionale u pajisën me mirënjohje dhe çmime për të shpërblyer talentin dhe angazhimin e tyre.

Duke parë interesimin e madh të nxënësve për të marrë pjesë në këtë garë, QSE “Don Bosko” do të vazhdojë me organizime të tilla, duke krijuar kështu  një traditë garuese mes nxënësve si dhe duke dhënë mundësi në lirinë e të shprehurit  dhe  talentin e tyre.

Fitues të garës së sivjetmë janë:

Zjarr Bujari nga Gjimnaz i Përgjithshëm dhe

Jon Selmani nga Shkolla e Mesme e Ulët

Prof. Vlora Uka


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 05/05/2017