“Për ju studioj, për ju punoj, për ju jetoj, për ju jam i gatshëm ta jap edhe jetën time!” (don Bosko)

Të vendosur që edhe ne të vazhdojmë ‘misionin’ e Edukatorit më të madh të të gjitha kohërave, ju urojmë GËZUAR FESTËN E DON BOSKOS të gjithë fëmijëve/nxënësve të QSE “Don Bosko” në Prishtinë, prindërve të tyre, mësimdhënësve, edukatorëve dhe gjithë stafit edukues, gjithë miqve dhe bamirësve tanë.

Kush ishte Shën Gjon Bosko?

 Gjon Bosko, lindi më 16 gusht 1815 në fshatin Becchi të Castelnuovo d’Asti (tani quhet Colle don Bosco) në dioqezën e Torinos. Babai ishte në mesin më të varfrit të vendit. Françesku u martuar dy herë, prej martesës së parë kishte Antonin, kurse nga martesa e dytë me Margareten Occhiena kishte Josefin dhe Gjonin. Françesku vdiq kur Gjoni ishte dyvjeçar (1817). Margareta nuk martohet por me një vullnetë të hekurit dhe me puntë të palodhëshëm si dhe me besim të gjallë u kujdesu për fëmijët e vetë dhe të burrit.
Gjoni kaloi një fëmijëri të vështirë, si 9 vjeçar (1824) kishte ëndrruar ëndrrën karakteristike që i parapriu në sistemin preventiv më vonë. Gjatë viit 1826 e merr kungimin e parë. Si 12 vjeçar e lëshon shtëpinë (1827) dhe për tre vjet shërbeu kafshatën e gojës të një fshatar. Ve]narisht i ka ndihmua kapelani don Calosso,cili vdiq gjatë vitit 1830.Gjoni ishte i detyruar të shkojë në Chieri. Ishte i dashuruar në librat dhe shkollohet duke punuar punët e llojllojshëm. Në shkollë organizoj “Shoqërinë e gëzueshëm” (1832). Gjatë vitit 1833 merr sakramentin e krezmimit. Si 20 vjeçar hynë në seminar (1835) dhe veshet me veshjen e klerikut veledanin (xhgunin). Me 29 mars 1841 shugurohet për xhakon ndërsa për meshtar shugurohet po të njëtit vit më 5 qershor 1841, një ditë më vonë e ka meshën e parë. Don Bosko po të njëjtën vit fillon t’i tubojnë rininë e varfër rreth vetes.Me 8 dhejor 1841 e takon Bartolomeun Garellia ku filloi punen pastorale edukative e quajtur më vonë “oratori” që më vonë shpërngulet në Valdoccu (Torino). Gjatë vitit 1846 i bashkangjite nëna Margareta që do t’i ndihmojë në përkujdesin e djemëve varfënjakë deri në vdekje 1856. Don Bosko shumë shpejt filloi edhe të shkruajnë, veçanti rubrikën “Leximi katolik” (1853), që delte njëherë në muaj dhe kishte një jehon të veçantë. Ndërtoi ndërtesa dhe shkolla për rininë e varfër, pësoi kundërshtime dhe atentate (1848,1852), veprimtaria e tij rritet dhe zhvillohet. Gjatë vitit 1854 me katër djelmosha Rua, Caglieri, Rochetti dhe Artigli jep mendimin për të krijuar salezianët, po gjatë vitit 1846 themeloi edhe oratori, ku i erdhi Domenik Savio i cili vdiq më 1857, që ishte fryti i parë don Boskos. Kurse dom Mihel Rua gjatë vitit 1855 jep kushtet e para të rregulltaisë sleziane. Don Bosko gjatë vitit 1857 shkruan rregulloret e para saleziane. Vitin në vijit 1858 shkon në Romë te papa Piu IX për miratimin e rregullores. Me 18 dhjetor 1859 zyrtarisht është e njohur kongregata saleziane dhe së bashku me don Boskon numërohen 18 anëtarë. Gjatë vitit 1863 don Bosko e hapë shtëpinë e parë jasht Torinos. Gjatë vitit 1864 vehet gurthmeli i Shënjtërores Marisë Ndihmtare në Torino ku shugurohet gjatë vitit 1868. Gjatë vitit 1866 don Bosko ndërmjetëson mes Selisë Shenjtë dhe qeverisë së Italisë rreth 45 ipeshkëvë të debuar. Don Bosko vazhdon veprimtarinë e shtypit , si në fushën e gazetarisë ashtu edhe me libra, oraganizon zanatet nëpër shkolla. Gjatë vitit 1869 themelon Lidhjen e nderueseve të Zojës Ndihmatare, kurse bashkë themelues me Marinë Mazzarello “Motrat Bijat e Zojës Ndihmëtare” gjatë vitit 1872.Ndërsa gjatë vitit 1876 themelon “bashkimi i bashkëpunëtorëve salezian” që ndihmojnë kongregaten saleziane. Me 11 nëntor 1875 don Bosko i dërgon misionarët e parë në Amerikën e Jugut në krye me don Cglierin, fillimisht shkojnë në Argjentinë kurse don Caglieri gjatë vitit 1884 emërohet ipeshkëv në Patagoni dhe më vonë edhe kardinal.
Gjatë vitit 1877 organizohet dhe mbahet kapitulli i parë i kongregatës saleziane, kurse gjatë vitit 1878 fillon të dalin Lajmëtari Salezian. Papa Leoni XIII i besoi don Boskos gjatë vitit 1880 ta ndërtojnë Baziliken e Zemrës Krishtit në Romë, cila shugurohet gjatë vitit 1887. Gjatë vitit 1883 don Bosko udhëtoi në Francë, kurse gjatë vitit 1886 në Spanjë
Shën Gjon Bosko, i përkushtoi të gjitha energjitë e tij për edukimin e rinisë. Për këtë qëllim i dha jetë shumë veprimtarive, mbi të gjitha, Kongregatës së Shën Franceskut të Salesit (Salezianët) si dhe Bijat e Zojës Ndihmëtare. Ishte kryesisht një edukator i madh që shpie në pedagogji “sistemin preventiv”, i përkushtohet kryesisht rinisë së braktisur. Shkroi edhe libra të ndryshme kulturore dhe fetare. Vdiq më 31 janar 1888 në Torino të Italisë. Masardhësi i tij u zjedh don Mihel Rua. Gjatë vitit 1929 shpallet don Bosko i lumtur kurse papa Piu XI me 1 prill 1934 e shpalli për shenjtë. Ndërsa papa Gjon Pali i II gjatë vitit 1988 e shpalli ati dhe mësues i rinisë.

Salezianët në hapësirën shqiptare arrin fillimisht në Ferizaj më 1938, pastaj do të kujdesohen për seminarin e Prizrenit, madje veprojnë në Janjevë, Peshter, Prishtinë.
Kurse salezianet (Bijat e Zojës Ndihmëtare vinë në Shkodër 1901.
Sot salezianët në hapësirën shqiptare janë Prishtinë “Qendra Don Bosko”, Gjilan, Shkodër , Tiranë dhe në Podgoricë.
Kurse motra “Bija e Zojës Ndihmëtare” janë në Shkodër dhe Tiranë.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 31/01/2020