Ai nuk është këtu! U ngjall sikurse tha!” Mt 28,6

Bashkësia Saleziane, Stafi dhe nxënësit e QSE «Don Bosko», urojnë Festën e Ringjalljes së Jezusit besimtarëve të krishterë dhe paqe, shpresë, hire dhe bekime botës mbarë. Kjo është Festa e paqes dhe e jetës, aty ku gërshetohet amshimi me të përkohshmen duke dalë fitimtarë mbi errësirën e së keqes, e kështu rinis ekzistenca e një botë të ripërtërirë. Nuk ka më vend për ndarje dhe urrejtje, luftëra e hasmëri, sepse e keqja është mposhtur dhe Zoti na dhuroi jetën dhe na fton të jetësojmë dashurinë.

Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkën!


Category: Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 16/04/2022