Sot, nën organizimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, u mbajtën garat e Ligës Shkollore në Basketboll.

Këto gara, fillimisht janë organizuar në nivel Komunë për të vazhduar pastaj në nivel Shteti.

Regjionin e Prishtinës e përfaqësoi Shkolla “Don Bosko” e cila ishte fitues e Garës regjionale.

Në lojërat e zhvilluara sot, Shkolla jonë fillimisht u takua me Prizrenin në çerekfinale të cilën e mposhti me rezultat bindës. Pastaj në gjysmë finale u ndesh me Pejën, të cilën po ashtu e mundën me diferencë të madhe pikësh, për të kaluar në finale.

Finalja tashmë kishte dy ekipe, “Don Boskon” dhe ekipin nga  Gjakova.

Loja kishte vërtetë karakterin e një finale të cilës në pjesën e parë nuk i dihej fituesi. Por, në pjesën e dytë, ekipi i “Don Boskos” mori lojën në dorë dhe u shkëput në rezultat prej 15 pikësh. Rezultat i cili mbeti deri në fund.

Përfundimisht Shkolla jonë u shpall Kampion i Ligës Shkollore në Basketboll dhe tani do ta përfaqësoj Kosovën në garat Ballkanike në Kroaci.

Urojmë djelmoshat tanë në krye më trajnerët Valentin Spaqi dhe Burbuqe Ahmetaj të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer me gjeneratat e reja.

Urime!


Category: Lajmet

Publikuar më: 01/03/2019