Sot në palestrën Karagaq në Pejë, është zhvilluar raundi i IV i kupës së Kosovës në basketboll ku ekipi ynë KB Don Bosko luajti kundër KB Borea. Ekipi ynë me një lojë të mrekullueshme ekipore, mposhti ekipin Pejan, ekip ky i cili garon në Art Motion superligen e Kosovës dhe renditen në vendin e parafundit te tabelës. Për kundër kushteve klimatike jo adekuate ne palestër djelmoshat e Don Boskos u kujdesen për t’i ngritur temperaturat në palestër me një lojë fantastike duke mposhtur ekipin nikoqir me rezultat:

KB Borea 59 – 76 KB Don Bosko

Me këtë fitore ekipi i Don Boskos renditet në mesin e 8 ekipeve më të mira në të gjitha kompeticionet (liga dytë, liga parë dhe superliga) për garat në Kupën e Kosovës dhe si i tillë ky është suksesi më i madh i KB Don Boskos deri në këtë periudhe.


Category: KLUBI I BASKETBOLLIT , Lajmet

Publikuar më: 18/12/2018