Sot filluan ndeshjet e playoff-it në basketboll. Për kualifikim ne ligën e parë të basketbollit garojnë katër ekipet e para të ligës së dytë.

KB Don Bosko, ndeshjen e parë e luajti si vendas kundër KB Sfera nga Drenasi.

Pas një lojë shumë të fortë nga të dyja ekipet, në fund KB Don Bosko arriti fitore prej 25 pikësh.

Fillimisht loja ishte e balancuar por, pas ndërrimit të taktikës së lojës nga trajneri Valentin Spaqi, klubi ynë arriti të bëj diferencën deri ne 28 pikë.

Ne fund ndeshja u mbyll me rezultat:

KB Don Bosko 73 : 48 KB Sfera

Djelmoshave tanë ju urojmë suksese në ndeshjen e kthimit.


Category: KLUBI I BASKETBOLLIT

Publikuar më: 13/04/2018