Sot filloi sezoni pranveror e Ligës së Parë në Basketboll për meshkuj. Në kuadër të xhiros së 10-të, djelmoshat tanë luajtën kundër KB Dritës nga Gjilani.

Përkundër acarit të madh që mbretëroi në palestër, djelmoshat tanë të udhëhequr nga trajneri i mirënjohur Valentin Spaqi, luajtën me përkushtim të madh duke dhënë më të mirën nga vetja e tyre. Ky angazhim i tyre në fund u shpërblye me fitore bindëse.

Në fund loja përfundoi në të mirë të klubit tonë më diferencë prej 13 pikësh.

KB Drita 55 : 68 KB Don Bosko


Category: Lajmet

Publikuar më: 26/01/2019