Sot KB “Don Bosko” luajti ndeshjën e radhës e në kuadër të IP Ligës së Dytë të Kosovës në basketboll, ku për kundërshtar kishte ekipin KB “Kaçaniku” nga Kaçaniku.

Ishte një lojë e fortë dhe e mirë organizuar nga të dyja ekipet ku rezultati ishte i ngushtë deri në çerekun e katërt.

Duke parë rezultatin, trajneri i KB “Don Bosko”, Valentin Spaqi, organizoi ekipin dhe me një seri prej 15:0 arritën të bëjnë diferencën në rezultat.

Në fund loja mbaroi në të mirë të KB “Don Bosko” me diferencë prej 23 pikësh.

Rezultati përfundimtar ishte: KB “Don Bosko” 74 vs 51 KB “Kaçaniku”.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 11/11/2017