Sot, në derbin e javës së dytë në kuadër të Art Motion Ligës së Parë të Kosovës në Basketboll në mes të KB Prishtina e Re dhe KB Don Bosko, fitore shënoi klubi ynë.

Ishte kjo një ndeshje me plot surpriza në rezultat, ku fituesi u vendos në sekondat e fundit të lojës.

Gjatë gjithë ndeshjes u pa që KB Don Bosko kishte cilësi më të lartë, gjë që vërehej edhe në rezultat i cili arriti në 10 pikë diferencë në çerekun e dytë. Pas këtij rezultati djelmoshat tanë ranë pak në rezultat dukë i dhënë mundësi kundërshtarit të na barazojë me pikë. Por si gjithmonë taktika dhe vetëbesimi i trajnerit Valentin Spaqi, djemtë tanë arritën të këndellën dhe ta fitojnë lojën me rezultat 83:80.

KB Prishtina e Re 80 : 83 KB Don Bosko


Category: KLUBI I BASKETBOLLIT , Lajmet

Publikuar më: 21/10/2018