Në mesin e shumë brohoritjeve të nxënësve tifozë të QSE “Don Bosko”, sot, u zhvillua finalja në futboll të vogël në mes të klasës 12-D dhe 11-D.

Ishte kjo një lojë e cila me plot kuptimin e fjalës i përngjau një finale të ndonjë loje të superligës së futsallit. Lojë kjo e cila filloi me fair play dhe si e tillë përfundoi, duke treguar kulturën e lartë që kanë nxënësit tanë.

Gjatë gjithë lojës u vërejt një dominim në lojë i klasës 12-D, por edhe klasa 11-D kishte momentet e saja të lojës. Fillimisht avancuan me golë 12-D dhe e mbajtën atë rezultat deri në fund por, një minut para përfundimit të lojës 11-D arriti ta barazoj rezultatin dhe ta dërgoi lojën në vazhdime.

Gjatë vazhdimeve klasa 12-D arriti te shënoi dhe kështu u shpall kampion i Shkollës në futsall.

Falënderojmë komisionin e sportit për organizimin e këtij turneu e në veçanti prof. Valentin Spaqi dhe prof. Burbuqe Ahmetaj për angazhimin e tyre gjatë këtyre dy javëve.

Suksese!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 24/10/2019