Qendra Social-Edukative «Don Dosko», në Prishtinë, me rastin e Festës së Ditës së Shkollës, shpall konkurs letrar për esenë më të mirë, për nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Prishtinës. Ky konkurs ka për qëllim nxitjen e nxënësve për të shkruar dhe njëkohësisht për ta ngritur vetëdijen e tyre lidhur me rëndësinë e temave aktuale.

 

Kriteret lidhur me esenë

– Eseja duhet të jetë origjinale, e papublikuar më parë (çdo plagjiaturë shpie te eliminimi i menjëhershëm i esesë).
– Eseja realizohet në kohë reale në «Don Bosko», më 29 janar 2024, në orën 13:00.
– Eseja duhet të ketë karakter letrar dhe jo më e gjatë se 600 fjalë.
– Eseja duhet të ketë ide të qarta, strukturë të mirë të fjalisë dhe drejtshkrim.

Afatet

Në Konkurs mund të aplikohet, duke plotësuar formularin elektronik që gjendet në webfaqen e Qendrës Social-Edukative «Don Dosko»:

www.donbosko-kosova.com/konkurs-per-ese  

ose duke dërguar një e-mail në adresën: [email protected]

Regjistrimi mbyllet, më 27 janar 2024, në orën 13:00.

Qendra Social-Edukative «Don Bosko» gjithashtu, më 02 shkurt 2024, në orën 12:00, në sallën e konferencave të shkollës, organizon Tryezë të Rrumbullakët, në kuadër të së cilës bëhet edhe shpallja e Eseve fituese dhe ndarja e çmimeve. Në këtë tryezë marrin pjesë 10 finalistët e garës letrare, këshilli i nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës dhe ekspertë të fushës.

Ndarja e shpërblimeve për tri vendet e para bëhet, gjatë Festës së Ditës së Shkollës, më 9 shkurt 2024, në orën 11:00.

 

Shpërblimet

Vendi i parë Vendi i dytë Vendi i tretë
250 200 150

 

Prishtinë, më 11 janar 2024

Me respekt, drejtori i shkollës
don Dominik Qerimi

 

 


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 11/01/2024