FORMULARI

   FORMULARI

 

 

 

 

 

 

Qendra Social-Edukative «Don Bosko» – Prishtinë
Shkolla Fillore

SHPALL  KONKURS

 

Për një mësimdhënës të:
         *  Ciklit klasor

Kandidati/ja  duhet të plotësojë këto kushte:

1.1  Master – Fakulteti i Edukimit (programi fillor);
1.2  Fakulteti i mësuesisë;
1.3 Njohja e Gjuhës Angleze (ose ndonjë gjuhe internacionale) është përparësi

Kushtet e përgjithshme

– Të ketë përgatitje të lartë profesionale në fushën e mësimdhënies dhe metodologjive mësimore;
– Të ketë shkathtësi pune dhe komunikimi;
– Të ketë trajnime relevante në fushën e edukimit.

Formulari i aplikimit dhe informatat e detajuara mund të merren në sekretarinë e Shkollës Fillore të QSE «Don Bosko» në adresën: Rruga Don Bosko, 15 – Prishtinë ose në web-faqen: http://www.donbosko-kosova.com

Për çdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit 038 600 889.

Formulari i plotësuar së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, kurset e ndjekura, referencat dhe vërtetimin nga Gjykata që personi nuk është nën hetime, duhet të dorëzohen në sekretarinë e SHF «Don Bosko», Rruga Don Bosko, 15 – Prishtinë.

Afati i fundit për aplikim është data  08.11.2019, më së largu në orën 15:45.

QSE «Don Bosko» është një ambient pune shumë i këndshëm, profesional, i qëndrueshëm dhe me klimë pozitive.

Drejtori i QSE «Don Bosko»
Don Dominik-Skender Qerimi

 


Kategoria Lajmet