FORMULARI

   FORMULARI     

 

 

 

 

 

 

Qendra Social-Edukative «Don Bosko»
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët

SHPALL  KONKURS

Për dy mësues/e të ciklit klasor, për Shkollën Fillore

 

Kushtet e përgjithshme:

Kandidati/ja  duhet të plotësojë këto kushte:

– Të ketë të përfunduar Fakultetin e Edukimit – Programi fillor;
– Të ketë përgatitje të lartë profesionale në fushën e mësimdhënies dhe metodologjive mësimore;
– Të ketë përvojë pune në arsim fillor;
– Të ketë shkathtësi pune dhe komunikimi;
– Të ketë trajnime relevante në fushën e edukimit.

Formulari i aplikimit dhe informatat e detajuara mund të merren në sekretarinë e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët të QSE «Don Bosko» në adresën: Rruga Don Bosko, 15 – Prishtinë ose në web-faqen: http://www.donbosko-kosova.com

Aplikimin së bashku me dokumentet e nevojshme, mund t’i dorëzoni personalisht në adresën e lartpërmendur ose në email asdresën [email protected]

Për çdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit 038 603 169.

Formulari i plotësuar së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat dhe vërtetimin nga Gjykata që personi nuk është nën hetime, duhet të dorëzohen në sekretarinë e SHFMU «Don Bosko», Rruga Don Bosko, 15 – Prishtinë.

Afati i fundit për aplikim është data  1.7.2018, më së largu në orën 15:45.

QSE «Don Bosko» është një ambient pune shumë i këndshëm, profesional, i qëndrueshëm dhe me klimë pozitive.

Drejtori i QSE «Don Bosko»
Don Izidor Lukic


Kategoria Lajmet , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla Fillore