Të nderuar,

Gara e esesë tashmë është tradicionale në shkollën tonë.

Këtë vit, sikur edhe viteve të kaluara, gara për esenë më të mirë ka mbledhur nxënës nga pothuajse të gjitha Shkollat e Mesme të Prishtinës.

Në temën: «“Unë, biri yt Kosovë”, ndërtoj të ardhmen tënde»,

nxënësit kanë dhënë më të mirën nga vetja e tyre.

Cilësia e eseve te sivjetme ka futur në vështirësi edhe komisionin vlerësues. E pas shumë orëve vlerësimi, komisioni përzgjodhi 10-të esetë më të mira.

Lista e 10-të eseve më të mira është e  renditur sipas rendit alfabetik dhe nuk nënkupton qe nxënësi i parë në listë është fitues.

Kodi i Esesë Emri dhe mbiemri Shkolla Klasa
DB-E-024 Ajla Krasniqi Eqrem Çabej XII/7
DB-E-050 Alma Azemi M. Alauddin XI/5
DB-E-081 Aulona Bogujevci The British school of Kosova XII/2
DB-E-067 Blenda Demolli Sami Frashëri X/4
DB-E-020 Delvina Shehu Don Bosko XII/C
DB-E-003 Elda Haziraj Abdyl Frashëri XII/7
DB-E-096 Elsa Haziraj Abdyl Frashëri XII/7
DB-E-071 Elza Sadiku Sami Frashëri X/10
DB-E-058 Mira Asllani Mehmet Akif 10A
DB-E-086 Olta Blakaj Xhevdet Doda XI/7

Shpallja 7 vendeve te katërta dhe e 3 vendeve të para, do të bëhet në Ditën e Shkollës, të premtën, më 7 shkurt 2020, ora 11:00.


Category: Galeria

Publikuar më: 05/02/2020