Festat e nëntorit sapo kanë filluar, andaj Qendra jonë si gjithmonë edhe tani organizon shumë ngjarje për nderë të 28 Nëntorit.

Në kuadër të organizimeve të ndryshme, sot, komisioni i sportit i udhëhequr nga prof. Valentin Spaqi dhe prof. Burbuqe Ahmetaj, kishin organizuar një lojë miqësore me shkollën Mileniumi i Tretë nga Prishtina.

Ishte kjo një lojë e cila u zhvillua në frymë miqësore dhe kombëtare, sepse në ata nxënës ishte ngulitur ideja e bashkimit të përhershëm mes shqiptareve.

Në fund lojën e fitoi ekipi i QSE. Don Boskos me rezultat 5:0

Aktivitetet tjera të organizuara nga nxënës dhe mësimdhënës do të vazhdojnë nesër


Kategoria Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme