LOJËRAT VERORE 2018 organizohen nga Oratori “Don Bosko” – Prishtinë. 

Pjesëmarrës në “Lojëra Verore” mund të jenë fëmijët prej moshës 6 deri 15 vjeç. Aktivitetet që përfshihen janë: Lojëra, Muzikë, Vallëzim, Sport, Pishinë dhe Aktrim. Gjithashtu ju presin edhe shumë surpriza…

Ju mirëpresim nga 25 qershor 2018 deri më 20 korrik 2018 nga e Hëna në të Premte. (Orari i javës së parë 17:00-20:00 ndersa 3 javët tjera nga ora 09:00 deri 12:30).

Regjistrimi ka filluar dhe bëhet në Qendrën “Don Bosko” – Prishtinë. Për më shumë informata kontaktoni në 044 681 810.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Oratori

Publikuar më: 21/06/2018