Lojërat verore janë një mundësi e mirë që fëmijët e moshave të ndryshme të argëtohen dhe në të njëjtën kohë të shoqërohen mes vete.

Andaj edhe këtë vit Oratori i cili vepron në kuadër QSE “Don Bosko” në Prishtinë, organizon Lojërat Verore.

Në këto lojëra do të ketë aktivitete të shumta: lojëra, muzikë, banse, sport, vallëzim, pune dore, pishinë … dhe shumë surpriza tjera.

Lojërat fillojnë:

Data: 1 korrik 2019
Vendi: QSE “Don Bosko” – Prishtinë
Mosha: Nga klasa I – IX
Orari: e hënë – e premte nga ora 9:00 – 12:30
Për më shumë informata mund te telefononi në numrin +383 44 681 810

Mirë se vini fëmijë të dashur!


Category: Lajmet , Oratori

Publikuar më: 25/06/2019