Të premten më 15 korrik përfunduan “Lojërave Verore 2016” të organizuara nga Oratori “Don Bosko” – Prishtinë. Fëmijë prej moshës 6 deri 15 vjeç u argëtuan jashtë mase duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme si: lojëra, muzikë, vallëzim, sport dhe aktrim, shëtitje, pishinë e shumë surpriza të tjera, të organizuar nga grupi i palodhur i animatorëve të Oratorit, të kryesuar nga përgjegjësi i Oratorit Don Pavlin Zefi. Nga 20 qershori deri më 15 korrik 2016, nga e hëna në të premten, nga ora 09:00 deri 13:00 në një atmosferë feste, sipas stilit të Don Boskos, fëmijët e qytetit tonë patën mundësi të kalojnë kohën e tyre mes miqsh. Dita e fundit shënoi edhe momentin e një megafeste të organizuar nga fëmijët dhe animatorët..


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Oratori , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 16/07/2016