PROCEDURA E PROVIMIT

Afati i Qershorit:

– Provimi mbahet në QSE “Don Bosko” në Prishtinë;
– Paraqitja e provimit më 14-24 maj 2018 (paraqitja bëhet te menaxheri didaktik)
– Dita e parë e testimit mbahet më 29 maj 2018, dita e dytë mbahet më 6 qershor 2018, ora 10:00h,
– Publikimi i Rezultateve më 18 qershor 2018
– Ankesat e nxënësve më 19-21 qershor 2018 në DKA
– Publikimi i rezultateve të ankesave më 23 qershor 2018

SI VEPROHET DITËN E PROVIMIT:

KANDIDATËVE U LEJOHET

– Të jenë të pranishëm në Qendrën e Testimit një orë e gjysmë para fillimit të testimit,
– Të kenë me vete letërnjoftimin,
– Të hyjnë brenda në kohën e caktuar, pas thirrjes së personit të autorizuar,
– Të ulen sipas udhëzimeve të administruesit / personit të autorizuar,
– Të kenë me vete një laps (grafit HB),
– Të kenë me vete një shishe me ujë të pijes,
– Të plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat në fletëpërgjigje.

KANDIDATËVE NUK U LEJOHET TË:

– Vonohen në provim;
– Kenë telefon celular apo ndonjë mjet tjetër për komunikim gjatë testimit;
– Ndërrojnë vendin pa lejen e administruesit;
– Kopjojnë në asnjë formë;
– Përshpërisin apo komunikojnë me të tjerët;
– Dëmtojnë fletëpërgjigjen apo broshurën e testit;
– Pengojnë të tjerët gjatë kohës së testimit.

Maturantët që nuk u përmbahen këtyre rregullave, do të largohen nga Provimi i Maturës dhe do të ndëshkohen sipas ligjit.

KRITERET E PROVIMIT TË MATURËS

1. Provimi i Maturës shtetërore organizohet në dy ditë. Në ditën e parë nxënësit do t’i nënshtrohen provimit nga lëndët e përgjithshme, ndërsa në të dytën, nga lëndët profesionale, sipas profileve përkatëse.

2. Të gjithë nxënësit/kandidatët e gjimnazeve të cilët me sukses e kanë përfunduar vitin e fundit pajisen me DIPLOMË dhe kanë të drejtë të i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore.

3. Të gjithë nxënësit/kandidatët që kanë kryer me sukses provimin përfundimtar të arsimit profesional pajisen me DIPLOMË dhe kanë të drejtë të i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore.

4. Pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore është 40%, Maturantët që nuk mund ta arrijnë kriterin e kalimit në këtë afat, do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të maturës në afatet vijuese.

5. Të gjithë kandidatët që kanë kaluar (40% e më shumë) provimin e maturës shtetërore pajisen me CERTIFIKATË të maturës dhe fiton të drejtën e pjesëmarrjes në konkurrim për studime në institucionet e arsimit të lartë.

6. Kandidatët e pakënaqur me rezultatin e arritur në provimin e maturës shtetërore kanë të drejtë ta refuzojnë rezultatin me shkrim para marrjes së certifikatës dhe t’i nënshtrohen provimit të maturës në afatet vijuese.

7. Maturantët që nuk mund ta arrijnë kriterin e kalimit, 40% në këtë afat, do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të maturës në afatet vijuese;

Për pranim në institucionet e arsimit të lartë, njësitë akademike përcaktojnë kriteret e regjistrimit. Sqarimet më të hollësishme maturantët do t’i marrin me rastin e shpalljes së konkursit për regjistrim në universitet.

MODELI I TESTIT

– Testi përmban kërkesa (pyetje) të tipit të mbyllur, me zgjidhje të shumëfishta, me katër alternative, nga të cilat vetëm njëra është e saktë.

– Testi organizohet në dy ditë:

DITA E PARË

Testi përmban 100 kërkesa (pyetje) nga lëndët e përgjithshme, gjuhë amtare, gjuhë angleze, matematikë.

1. Gjuhë amtare                        50 kërkesa
2. Gjuhë angleze                      30 kërkesa
3. Matematikë                           20 kërkesa

DITA E DYTË

Dita e dytë: testi përmbanë 100 kërkesa

Gjimnazi i përgjithshëm

1. Kimi                                       20 kërkesa
2. Biologji                                  20 kërkesa
3. Histori                                  20 kërkesa
4. Gjeografi                               20 kërkesa
5. Informatikë                          20 kërkesa

 

Arsimi Profesional II (Informatikë, Telekomunikacion)

1. Matematikë                                  30 kërkesa
2. Fizikë                                             15 kërkesa
3. Informatikë                                   30 kërkesa
4. Ekonomi me ndërmarrësi          25 kërkesa


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 11/05/2018