Ditën e premte, më datë 25 Maj, maturantët e QSE “Don Bosko” u mblodhën së bashku për të festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Mbrëmja e maturës ndër ngjarjet më të rëndësishme në QSE  “Don Bosko”, ku ata festojnë 3 vitet e kaluara se bashku. Mbrëmje në të cilën ata kujtojnë gjitha momentet më të bukura dhe ato më të vështira që patën.

Secili nxënës krahas shoqërueses/shoqëruesit, dhe në shoqërim të kujdestarit të klasës, kanë shkëlqyer në çdo aspekt.

Kjo mbrëmje është kambana e fundit që lajmëron përfundimin e një maratone të gjatë prej tre vjetësh dhe i jep përfundimisht përqafimin lamtumirës kujtimeve më të bukura të shkollës së mesme.

Tani ata i pret një etapë tjetër e jetës, etapë e cila ua definon rrugëtimin e tyre personal e profesional.

Të gjithë maturantët tanë i urojmë për maturën e tyre dhe ua bëjmë me dije se QSE “Don Bosko” do të jetë gjithmonë shtëpi e dytë për ta.


Kategoria Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë