Me datë 30/05/2019, Maturantët tanë festuan mbrëmjen e maturës, festë kjo e cila u prit me padurim nga nxënësit- maturantë. Mbrëmja u mbajt në restaurantin “Golden Imperial”, në Veternik.
Fillimisht, pritja e maturantëve u bë në oborrin e restaurantit, për të vazhduar më pastaj me hyrjen e tyre brenda, të përcjellur me duartrokitje e brohoritje nga stafi shkollës dhe familjarë të shumtë që ishin mbledhur, për t`ja shtuar hijeshinë kësaj mbrëmje.
Nën fjalët komplimentuese të zëvendës drejtorit të shkollës, Don Tomë Mihaj, secili maturant që kaloi në tapetin e kuq i përjetoi emocionet e asaj nate madhështore.

Mbrëmjen e hapi drejtori i shkollës “Don Bosko”, Don Izidor Lukić, i cili i uroi nxënësit për këtë natë të shumëpritur, i përgëzoi mësimdhënësit për punën e tyre dhe uroi që secili që ishte i pranishëm të kalojë mbrëmje të mrekullueshme.
Atmosfera e krijuar nga stafi i shkollës dhe nga vet nxënësit ishte e jashtëzakonshme, e që vazhdoi deri pas mesnatës.

Mbylljen e mbrëmjes e bëri drejtori i shkollës, me fjalët më të mira të mundshme për këta fëmijë.
Të pikëlluar për faktin se kësaj mbrëmjeje i kishte ardhur fundi dhe tashmë duhej të përshëndeteshin me maturantët, shumë nga mësimdhënësit, e veçanërisht kujdestarët e tyre, rrezatonin krenari dhe pikëllim njëkohësisht.
Krenar për djemtë dhe vajzat e tyre, ata nuk i ndaluan dot lotët teksa u uronin suksese  në të ardhmen.
Nga stafi i Qendrës Social- Edukative “Don Bosko”, maturantëve ju urojmë suksese më tutje!


Kategoria Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë