Të dashur nxënës, mësimdhënës, miq të Qendrës,

kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se nga sot, më 21. 08. 2019, në pozitën e Drejtorit të QSE “Don Bosko”, në Prishtinë, do të jetë don Dominik-Skender Qerimi, salezian i don Boskos.

Don Dominiku pas një pune të suksesshme në Qendrën e Gjilanit, tani vazhdon misionin e tij në Qendrën tonë, gjithmonë në shërbim të të rinjve.

Bagazhi i tij intelektual dhe përvoja e tij në misione të ndryshme brenda dhe jashtë shtetit do të jetë aset shtesë i Qendrës sonë, i cili gjithmonë në fokusin e tij do t’i ketë të rinjtë.

Biografine e Drejtorit e gjeni në linkun me poshtë

Biografia e Drejtorit

 


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 21/08/2019