Njoftohen prindërit e fëmijëve që kanë aplikuar për regjistrim në Klasën e Parë të vitit shkollor 2020-2021 (60 aplikuesit e parë),  se për shkak të situatës së Pandemisë, finalizimi i Regjistrimit – duke ndjekur procedurat e mënyrës së regjistrimit parashikuar nga Udhëzimi administrativ 16/2004, neni 5.  – do fillojë nga data 06 korrik 2020 dhe sipas dinamikës do përfundojë më 10 korrik 2020.

Për menaxhimin sa më të lehtë të këtij procesi, – duke parë edhe situatën e krijuar nga Pandemia e Covid-19, – prindërit do kontaktohen nga administrata e Shkollës përmes telefonit/E-mail-it dhe do ju caktohet dita dhe ora e saktë e takimit. Prindërit duhet të vijnë së bashku me fëmijën e tyre në mënyrë që të mund të bëhet vlerësimi nga organi profesional i Shkollës.

Ju ftojmë që në ambientet e Shkollës t’u përmbaheni udhëzimeve të IKSHPK-së për sa u përket Masave parandalueset ndaj Covid-19.


Category: Lajmet

Publikuar më: 18/06/2020