Njoftim:

Njoftojmë se Aplikimet për regjistrim të fëmijëve/nxënësve për Klasat e Para (SHF), viti shkollor 2023-2024, do të bëhen me:

13 maj – fëmijët e atyre prindërve që aktualisht kanë një fëmijë/nxënës që vijon mësimin në Shkollën “Don Bosko” dhe fëmijët e Stafit të QSE “Don Bosko”;

16 maj – për të interesuarit tjerë (që nuk hyjnë në grupin e parë);

Aplikimet fillojnë nga ora 08.00 deri në orën 16.00. Njoftojmë se vendet e disponueshme janë të kufizuara.

Prindërit që vijnë për të aplikuar, duhet të kenë me vete Certifikatën/Ekstraktin e lindjes së fëmijëve të tyre dhe nuk pranohen aplikime për ata fëmijë të cilët më 01 shtator 2023 nuk do kenë të mbushur 6 vjeç (d.m.th. nuk pranohen Aplikimet për fëmijët të cilët kanë lindur pas datës 01 shtator 2017).

Aplikimi mund të bëhet vetëm nga prindërit, ose nga një familjar i afërm që ka Autorizimin e prindit me shkrim.


Category: Lajmet

Publikuar më: 04/05/2022