Njoftim:

Njoftojmë se Aplikimet për regjistrim të fëmijëve/nxënësve për Klasat e Para (SHF), viti shkollor 2025-2026, do të bëhen me:

24 maj – fëmijët e atyre prindërve që aktualisht kanë një fëmijë/nxënës që vijon mësimin në Shkollën “Don Bosko” dhe fëmijët e Stafit të QSE “Don Bosko”;

27 maj – për të interesuarit tjerë (që nuk hyjnë në grupin e parë);

Aplikimet fillojnë nga ora 08.00 deri në orën 16.00.

Njoftojmë se vendet e disponueshme janë të kufizuara.

Prindërit që vijnë për të aplikuar, duhet të kenë me vete Certifikatën/Ekstraktin e lindjes së fëmijëve të tyre dhe nuk pranohen aplikime për ata fëmijë të cilët më 01 shtator 2025 nuk do kenë të mbushur 6 vjeç (d.m.th. nuk pranohen Aplikimet për fëmijët të cilët kanë lindur pas datës 01 shtator 2019).

Aplikimi mund të bëhet vetëm nga prindërit, nga një familjar ose nga një i afërm që ka Autorizimin e prindit me shkrim (një person mund të ketë autorizim vetëm për një Aplikim).


Category: Lajmet , Shkolla Fillore

Publikuar më: 13/05/2024