Të nderuar prindër,

njoftojmë se Aplikimet për regjistrimin e nxënësve për Klasat e X (SHML), viti shkollor 2022-2023, do të bëhen me:

11 tetor – fëmijët e  prindërve që aktualisht kanë një fëmijë, i cili vijon mësimin në Shkollën “Don Bosko” dhe fëmijët e Stafit të QSE “Don Bosko”.

12 tetor – për të gjithë të interesuarit tjerë (që nuk hyjnë në grupin e parë).

Aplikimi bëhet në këto drejtime:

– Gjimnaz i shkencave natyrore (NATYROR)                                           (2 klasë)
– Gjimnaz i shkencave shoqërore dhe gjuhësore (SHOQËROR)         (2 klasë)
– INFORMATIKË                                                                                              (2 klasë)

Aplikimet fillojnë nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Njoftojmë se vendet në dispozicion  janë të kufizuara.

Aplikimi nuk është regjistrim përfundimtar, pa verifikimin e suksesit të klasave VI, VII, VIII dhe të Periodës së parë të klasës së IX, që duhet të jetë 4.0 e sipër. Ata që nuk arrijnë mesataren e suksesit 4.0 e sipër, mund të vendosen vetëm në Listën e pritjes. Në rast se ndonjë drejtim nuk do plotësohet me mesataren e lartpërmendur, atëherë mund  të merren nxënës nga Lista e pritjes me mesataren më të lartë. Lista e pritjes është e vlefshme vetëm për një vit shkollor. 

Aplikimi mund të bëhet vetëm nga prindërit/kujdestarët ligjorë, ose nga një familjar i afërm që ka Autorizimin me shkrim.

Të gjithë qytetarët që vijnë për të aplikuar, janë të detyruar që brenda ambienteve të QSE “Don Bosko” (përfshirë oborrin) të respektojnë masat anti-Covid të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

* – Informata më të hollësishme, mund të merrni nga Sekretaria e Shkollës së Mesme të Lartë.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 30/09/2021