Qendra e Aftësimit  Profesional  “Don  Bosko”  në Prishtinë njofton të interesuarit për trajnimin e radhës, në këto drejtime:

– Instalime Elektrike
– Instalime të Ngrohjes Qendrore
– Instalime të Ujësjellësit dhe Kanalizimit

– Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18-vjeçare e sipër.
– Trajnimet janë të Nivelit III të KKK të akredituara nga AKK e Republikës së Kosovës dhe Certifikatat janë të pranueshme (valide) në vendet e Bashkimit Evropian.
– Të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur cilindo nga trajnimet, mund të aplikojnë përmes formës elektronike në linkun: apliko këtu:

ose edhe duke na vizituar për aplikim apo konsultë në ambientet e Qendrës trajnuese  në adresën: Rruga “Don Bosko”  15, Prishtinë  tel .038/600-169.


Category: Lajmet

Publikuar më: 18/09/2022