Pas një shqyrtimi të gjatë dhe vështirësisë së madhe për të mbajtur Listat e pritjes në një kohë të pacaktuar, Bordi Drejtues si QSE “Don Bosko”, në mbledhjen e mbajtur më 06. 04. 2021 ka vendosur si më poshtë:

Listat e pritjes për Shkollën Fillore, për Shkollën e Mesme të Ulët dhe për Shkollën e Mesme të Lartë do vlejnë vetëm një vit shkollor dhe do të anulohen dy javë pas fillimit të vitit shkollor pasues (që zakonisht përkon me mesin e muajit shtator).

Andaj të gjitha Listat e pritjes ekzistuese (pavarësisht kur është bërë Aplikimi), do anulohen me datën 17 shtator 2021. Të gjithë ata që që kanë dëshirë të vendosin sërish emrin e fëmijës/ve të tyre në Listë të pritjes për vitin e ri shkollor 2021-2022, duhet të vijnë pranë administratës së Shkollës dhe të bëjnë aplikimin e ri.

Aplikimet e reja për Lista të pritjes fillojnë:

1. Për Shkollën Fillore (kl. 1-5) më datën 20 shtator 2021, nga ora 08:30;

2. Për Shkollën e Mesme të Ulët dhe Shkollën e Mesme të Lartë (kl. 6-12) më datën 21 shtator 2021, nga ora 08:30;

Renditja do bëhet sipas kohës së ardhjes dhe paraqitjes së Aplikimit/kërkesës dhe ajo renditje do vlejë për një vit shkollor;

SHËNIM: Kujtojmë se, siç janë informuar tashmë prindërit në momentin e Aplikimit, për kl. I dhe X për vitin shkollor 2021-2022,  dhe siç është e shkruar edhe në fletën e Aplikimit që atyre u është dorëzuar, Listat e pritjes për këto klasa do vlejnë deri në fundin e javës së dytë, të muajit Shtator të vitit të ri shkollor 2022-2023.

Ky Vendim hyn në fuqi me nënshkrimin e tij dhe vlen deri në një Vendim tjetër.


Category: Lajmet

Publikuar më: 21/04/2021