Dje, në një mbrëmje gala, të organizuar nga ICT Awards, organizim i cili mbledh më të mirët e fushës së Teknologjisë Informative në trojet Shqiptare, nxënësi ynë Butrint Komani zgjedhet në mesin e tre më të mirëve në kategorinë Cyber Security.
Kësaj gare i parapriu rrugë e gjatë nga aplikimi, prezantimi para jurisë dhe së fundi kalimi në finale.
Butrinti u paraqit në kategorinë Cyber Security me projektin e tij Cyclon. Projekt i cili ka për qëllim detektimin dhe parandalimin e sulmeve në rrjeta të madha.

Ky projekt mori vlerësimin maksimal të jurisë dhe shihet si projekt i cili do të arrijë të inkorporohet nga kompaninë e mëdha në mbrojtjen e sistemit të tyre kompjuterik.

Urojmë Butrintin për suksesin e arritur dhe e inkurajojmë atë që të mos ndalet në rrugëtimin e tij.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 01/05/2019