Gjatë dite së enjte, disa nga klasat e Shkollës Fillore vizituan kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja më për së afërmi me punën Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë kësaj vizite ata u priten nga përfaqësuesit e FSK-së të cilët i shoqëruan nxënësit tanë gjatë gjithë vizitës.

Ata panë aktivitetet që zhvillon forca jonë e sigurisë dhe veprimtarinë që ata zhvillojnë.

Nxënësit u ndanë shumë të kënaqur me vizitën dhe dëshira e tyre ishte që përsëri t’i vizitojnë.

Falënderojmë FSK-në më mundësinë e dhënë për vizite.


Category: Lajmet , Shkolla Fillore

Publikuar më: 18/05/2018