Oratori-Qendra rinore Saleziane paraqet një mundësi të shkëlqyeshme duke iu dhënë mundësinë të rinjve që ta zënë kohën e lirë me aktivitete sportive, formuese dhe kulturore duke i edukuar fëmijët dhe adoleshentët ndaj vlerave të paqes dhe solidaritetit. Në kuadër të programit të oratorit krijohen mundësi kontakti mes fëmijëve dhe adoleshentëve të besimeve dhe etnive të ndryshme për të nxjerrë në pah vlerat pozitive të secilit dhe për t’i integruar këto me njëra tjetrën me qëllim që të krijohet një botë më e mirë dhe me më shumë paqe.

Në kuadër të aktiviteteve të përvitshme të shkollës sonë edhe këtë vit u organizuan lojërat verore në kuadër të oratorit.

Këto lojëra qëllimin primar e kanë njohen dhe shoqërimin mes fëmijëve përmes lojërave dhe aktiviteteve të ndryshme.

Aktivitetet përfshinin: Lojëra, Muzikë, Vallëzim, Sport dhe Aktrim e shumë surpriza tjera.

Po ashtu në kuadër të lojërave verore u organizua edhe një turnir në basketboll.

Këto aktivitete janë të paraqitura përmes disa fotove më poshtë


Category: Lajmet , Oratori , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 25/07/2017