Sot më 20 Janar 2016 në ora 13:00 u mbyll konkursi i shpallur për esenë me temë: «Magjia e Fjalës».

Ju urojmë sukses të gjithë pjesëmarrësve. 

Qendra Social-Educative «Don Bosko» gjithashtu, më 27.01.2016, në ora 12:00, në sallën e konferencave të shkollës, organizon tryezën e rrumbullakët me temën «Edukimi: Përgjigje e sfidave të sotme», ku në kuadër të saj bëhet edhe shpallja e Esesë fituese. Çmimet për tre vendet e para ndahen të premten me 29 Janar 2016 gjatë festës së Ditës së Shkollës që mbahet nga ora 11:00.

Në këtë tryezë marrin pjesë 10 finalistët, këshilli i nxënësve të shkollave të mesme të komunës së Prishtinës dhe ekspertë të fushës.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 20/01/2016