Sot, me datë 26/06/2019, nxënësit e klasëve të pesta të shkollës fillore “Don Bosko”, mbajtën  program në shenjë falënderimi ndaj mësueseve të tyre, dhe gjithashtu për t`u përshëndetur me to.

Kjo gjeneratë është e para, që shkolla jonë i ka pranuar që nga klasa e parë, prandaj edhe përshëndetja me ta ishte paksa e vështirë.

Programi u hap me një fjalim nga ana e drejtorit të QSE “Don Bosko”, Don
Izidor Lukić, që si zakonisht uroi mirëseardhje për prindërit, përgëzoi mësueset dhe fëmijët për suksesin e arritur dhe e kaloi fjalën tek fëmijët, të cilët ishin mjaft të përgatitur për këtë ditë.

Programi vazhdoi me disa fjalë të urta, të interpretuara nga fëmijët. Pastaj me valle, këngë, recitale dhe pika humori.

Gjithçka ishte organizuar me dashuri dhe shumë kujdes nga fëmijët dhe mësueset e tyre, prandaj edhe mbarëvajtja e programit ishte në nivel.

Ne urojmë nga zemra fëmijët, për përfundimin e klasës së pestë! Suksese më tutje!


Category: Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla Fillore

Publikuar më: 26/06/2019