Nën organizimin e Drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prishtinës, gjate javës së kaluar kësaj jave u mbajtën garat e turneut në basketboll për Shkollat e Mesme të Larta dhe ato të mesme të Ulëta.

I gjithë turneu u mbajt në ambientet e palestrës sportive në QSE “Don Bosko” e cila kishte lëshuar në shërbim sallën sportive.

Shkolla jonë e udhëhequr nga profesorët e Edukatës Fizike, Valentin Spaqi dhe Burbuqe Ahmetaj të cilët kanë arritur që për një kohë të shkurtët ta komponojnë një ekip shumë të fortë, arritën që pas 3 xhirove të luajtura t’i fitoi të gjitha lojërat me rezultat të thellë, gjë që ju mundësoi kalimin në finale.

Në finale Shkolla jonë u takua me Gjimnazin Sami Frashëri të cilën e mundën me diferencë prej 21 pikësh.

QSE “Don Bosko” 48 – 27 SHML “Sami Frashëri”

Kosha shënuesi më i mirë u shpall Endrit Berisha kurse, lojtari më i mirë i turnirit u shpall Don Polloshka.

Pas këtij triumfi, Shkolla jonë garon në gara rajonale të cilat zhvillohen mes rajoneve të Republikës së Kosovës.


Kategoria Lajmet