Dje u luajt ndeshja e parë e sezonës pranverore në kuadër të IP Ligës së dytë të Kosovës. Në këtë ndeshje KB “Don Bosko” u përball me KB Sfera nga Drenasi.

Loja në fillim ishte e balancuar ku të dyja ekipet luanin me kujdes të shtuar. Mirëpo përgatitja fizike dhe taktike erdhi në pah nga çereku i tretë ku KB “Don Bosko” thelluan avantazhin e tyre.

Ne fund loja përfundoi me rezultat të thellë:

KB “Don Bosko” 98 : 66 KB Sfera

Me këtë rezultat klubi jonë përforcon vendin e dytë në tabelë.


Category: KLUBI I BASKETBOLLIT

Publikuar më: 13/03/2018