Të dashur nxënës, ish nxënës, prindër dhe dashamirë të artit, kulturës e modës,

Ftoheni të merrni pjesë në Sfilatën e Modës e cila do të mbahet më datën 6 qershor 2018 në ora 21:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, e organizuar nga QSE “Don Bosko” në Prishtinë.

Kësaj sfilate i paraprinë një program kulturo-artistik, ku do të këndohen disa këngë nga nxënësit tanë. Pas programit artistik, do të defilojnë modelet, të cilat do t’i prezantojnë kreacionet e tyre.

Krejt në fund do të jetë një ekspozite e cila po ashtu është organizuar nga nxënësit tanë dhe do të prezantohen pikturat e punuara nga vetë ata.

Ju mirëpresim!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 04/06/2018