Në respekt të planit mësimor, dhe duke dashur të shfrytëzojmë motin e mirë të këtyre ditëve të Tetorit, shkolla  jonë fillore ka organizuar shëtitjet-piknik në parkun e Gërmisë për të gjithë nxënësit e saj. Të hënën me 16 tetor ishin klasat e I dhe të II, ndërsa të martën 17 tetor  ishte radha e nxënësve të klasave të III dhe të IV. Nxënësit patën mundësi që t’i gëzohen shoqërisë së njëri-tjetrit, të shijojnë më së miri rrezet e diellit, temperaturat e buta të stinës dhe ngjyrat e arta të vjeshtës. Gjithashtu vrapuan, luajtën, u argëtuan me njëri tjetrin duke na kujtuar se sa i rëndësishëm është kontakti i fëmijëve me natyrën për rritjen harmonike të tyre. Mësuam se duhet të kujdesemi sa më shumë për natyrën që natyra të kujdeset sa më shumë për ne!


Category: Lajmet , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla Fillore

Publikuar më: 18/10/2017