Për ta përmbyllur sa më mirë gjysëmvjetorin e parë dhe vitin 2017, QSE “Don Bosko” organizoi një shëtitje njëditore për nxënësit e Gjimnazit dhe Liceut në Brezovicë.
Shëtitja në bukuritë natyrorë të maleve të Sharrit, kishte qëllim kulturor dhe rekreativ.
Nxënësit shijuan ato bukuri natyrore të cilat i ka vendi ynë gjë që vërehet edhe në fytyrat e tyre të buzëqeshura.
Në fund së bashku u kthyem nëpër shtëpitë tona për tu takuar sërish pas dy jave në fillimin e gjysëmvjetorit të dytë.
Pushime të këndshme nxënësve dhe stafit të mrekullueshëm të QSE “Don Bosko” – Prishtinë!


Kategoria Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme