Sot maturantët e QSE Don Bosko – Prishtinë, u nisën për një vizitë kulturore në Itali. Vizita e tyre do të zgjatë një javë dhe gjatë kësaj jave ata do të vizitojnë disa nga qytetet kulturore të Italisë.

Ndër vendet që maturantët do t’i vizitojnë janë: Caserta, Napoli, Roma, Sorrento, Pompei etj.

Maturantëve tanë ju dëshirojmë udhëtim të mbarë dhe urojmë që ata t’i shijojnë atraksionet kultoro-artistike që ofron historia mijëra vjeçare e Italisë.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 02/04/2018