Në kuadër të shkollës QSE “Don Bosko” në “Prishtinë, për nxënësit e klasëve të dymbëdhjeta, respektivisht për maturantët e shkollës, me datë 05/10/2019, ditë e shtunë, u organizua shëtitje kulturore njëditore në Tiranë.

Gjatë shëtitjes nxënësit e vizituan të bukurin mal të Dajtit, vend që ua mundësoi të kalojnë një paradite të mrekullueshme, e pas këtij vendi fantastik vizituan edhe qytetin e bukur të Tiranës.

Qëllimi i kësaj shëtitjeje ishte njohja me disa nga bukuritë e Tiranës, eksplorimi i tyre dhe krijimi i një përvoje të re si gjeneratë në përfundim e sipër të shkollës së mesme.

Gjatë kësaj shëtitjeje nxënësit ishin të shoqëruar nga kujdestarët e klasave, nga drejtori i QSE “Don Bosko”, Don Dominik- Skender Qerimi, dhe zëvendësdrejtori, Don Tomë Mihaj.

Rruga dukej të kishte qenë e shkurtër, pasiqë secili prej nxënësve është ndarë i kënaqur nga kjo shëtitje.

Për drejtorin, zëvendësdrejtorin dhe kujdestarët ishte padyshim ditë e lodhshme, por kjo nuk i ndalon të ndjekin shembullin e Gjon Boskos dhe përjetësojnë fjalën e tij: “Nuk mjafton vetëm t`i duam të rinjtë. E rëndësishme është që ata ta dinë se ne i duam”.


Category: Lajmet

Publikuar më: 07/10/2019