Me datën 16.12.2016 bëmë shëtitjen në Brezovicë. Nisja u bë në orën 08:00 me nxënësit dhe stafin e shkollës ‘’Don Bosko’’. Gjatë rrugës ne ia kaluam mjaft mirë, ku edhe u ndalëm në Ferizaj, për një ndalesë të shkurtër. Pastaj në orën 11:00 ne mbërritëm në Brezovicë, ku së pari na la përshtypje  i ftohti dhe bardhësia që mbizotëronte. Rruga deri në hotel ishte pakëz e vështirë për shkak të akullit që ishte kudo. Pas një çlodhjeje në hotel ne dolëm gjithë hare për të shijuar bukuritë që ka dimri. Njëkohësisht shijuam rrëshqitjet me saja dhe ski, gjithashtu shëtitja me teleferik ishte e mbresëlënëse, ku nga lart dukej natyra e mbuluar me dëborë. Momente të bukura kaluam edhe në prani te stafit në veçanti Don Tomën. Në orën 15:00 u bë nisja për në Prishtinë. Bëmë afro 2 orë rrugë dhe arritëm në shkollë në ora 17:00. Falënderojmë shkollën për një tjetër organizim të mrekullueshëm .

Adea Qerkezi, Dëbora Buzoku e Dua Zajmi 


Category: Galeria , Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 19/12/2016