Të shtunën, më 4 qershor 2016, ne nxënësit e klasëve të 10-ta së bashku me profesorët dhe drejtorin tonë ishim në ekskursion një ditor, ku për destinacion kishim Brodin dhe qytetin e bukur të Prizrenit.

Së pari u mblodhëm të gjithë së bashku në ora tetë kur dhe u bë nisja e autobusëve për në Brod. Sapo arritëm u mahnitëm nga bukuria e natyrës që na rrethonte. Për shumë nga ne ishte hera e parë që vizitonim Brodin dhe e shoqëruam më së miri edhe me eksperiencën që patëm me hipjen në teleferik. E ku ka më mirë se një eksperiencë e re të ndahet me miqtë dhe bashkëmoshatarët e tu. Pasi qëndruam disa orë në Brod u nisëm për në qytetin e Prizrenit. Edhe pse koha na mori me pak shi rëndësi kishte që ishim bashkë në një qytet historik e kulturor si Prizreni. Më vonë shkuam edhe në Luna Park ku kaluam një kohë të mrekullueshme dhe them se kjo dhe vendosi qershinë mbi tortë.  Në ora tetë të mbrëmjes u nisëm për në Prishtinë dhe me të arrirë të gjithë flisnin se sa bukur do të ishte sikur kësi lloj shëtitjesh të organizoheshin më shpesh. U gëzuam shumë nga fakti se vizituam dy vende shumë të bukura të Kosovës, por edhe më shumë na gëzoi fakti se ishim të gjithë së bashku.

Nga Dua Zajmi, kl. 10B


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 10/06/2016