Vizioni dhe Misioni Salezian

Qendra Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë ka si model frymëzimi San Giovanni Bosco, themeluesin e veprave Saleziane. Ai jetoi në Torino në 1800, ishte apostulli i madh dhe edukator i fëmijëve dhe të rinjve që jetonin nëpër rrugë, pa shtëpi, pa arsimim dhe pa punë.
Don Bosko na mëson se zhvillimi i çdo shoqërie duhet të fillojë me edukimin dhe aftësimin e të rinjve.
Për të, varfëria e parë nuk është ajo materiale, nuk është mungesa e gjërave, por mungesa e vlerave shpirtërore, mungesa e edukimit, e aftësimit, të mësuarit e mjeteve konjuktive dhe operative që mundësojnë ndërtimin.
Ai thoshte: ” Nuk mjafton që ti duam të rinjët por është e nevojshme që ata të kuptojnë që ne i duam”; nuk mjafton që të flasim për të rinjtë, por është e nevojshme që t’i përmbushim veprimet që ju përgjigjen nevojave të jetës së tyre, të cilat janë shpirtërore, më përpara se ato ekonomike dhe materiale.
Këto qëllime janë shumë mirë të shprehura në Statutin e Shoqatës Qendra Social-Edukative “DON BOSKO”- Kosovë e regjistruar në Zyrën për OJQ-të në Prishtinë.

Në nenin 15 janë të përshkruara qëllimet e misionit të Qendrës “Don Bosko”:

• mbështetja për të rinjtë në fushën e edukimit, formimit, shkencës dhe kulturës;
• promovimi dhe zhvillimin i së mirës së përbashkët, duke formuar persona të lirë dhe të aftë për të ardhmen e tyre;
• promovimi i punës dhe mundësia për një jetë autonome të të rinjve dhe të rriturve, në drejtime edukative, arsim dhe formim profesional;
• promovimi dhe zhvillimin i kulturës së punës dhe aktiviteteve të hapura për punë;
• hapja ndaj solidaritetit, dialogut, tolerancës, paqës, afërsisë dhe shoqërisë me të gjithë njerëzit, pa dallim të kombësisë, racës, gjinisë, besimit, të cilësive fizike;
• promovimi dhe mbështetja e komunikimit dhe bashkëpunimit ndëretnik, ndërkulturor dhe ndërfetar me respekt të diveristeteve në shoqërinë kosovare.

Një shoqëri qytetare demokratike është e zhvilluar atëherë kur vendosë në qendër të saj personin dhe mbronë dinjitetin e tij, e aftë për të ndërtuar në brendësi të saj, burime dhe zhvillime, të bazuara mbi vlerat e së mirës së përbashkët, të solidaritetit dhe të subsidiaritetit.

Një shoqëri ka themele solide nëse di të garantojë punën për të gjithë. Puna është themeli mbi të cilin formohet jeta familjare, përfitohen mjete të jetesës për të gjithë dhe garantohet procesi edukativ dhe e ardhmja e fëmijëve.

Qëllimi i kësaj vepre të madhe edukative dhe profesionale është Bashkësia Edukative Pastorale (CEP) në të cilën komuniteti “salezian” është bërthama kryesore karizmatike. Ajo është familja e madhe e personave që edhe pse të ndryshëm dhe të veçantë e gjejnë veten të bashkuar rreth të njëjtit shpirt dhe të njëjtit projekt edukativ të Qendës “Don Bosko”. Kjo Bashkësi Edukative është e përbërë nga salezianët dhe laikët, nga profesorët dhe nxënësit, meshkujt dhe femrat të përkatësive të ndryshme etnike, fetare dhe kulturore.