Sot, në ambientet e Qendrës Sonë, u mbajt gara tradicionale për Esenë më të mirë. Garë kjo tashmë tradicionale.

Nën udhëheqjen e Komisionit të Kulturës, edhe këtë vit në Qendrën tonë u mbajt gara për Esenë më të mirë, garë kjo e cila mblodhi shumë nxënës nga Shkollat e Mesme të Larta të Komunës së Prishtinës.

Fillimisht nxënësit garues i priti Zëvendës Drejtori Don Tomë Mihaj i cili ju uroi mirëseardhje. Në fjalën e tij ai tha që kjo garë nuk ka vetëm karakter garues, por, ka edhe karakter kulturor dhe social ku nxënësit kanë mundësi të njihen mes vete dhe të shkëmbejnë përvoja të ndryshme.

Pastaj nxënësit u shpërndanë nëpër klasa të cilat ishin përgatitur për ta.

Tema për këtë vit ishte:

<<Udhëtimi përtej asaj që jam>>

Qendra Social-Edukative «Don Bosko» gjithashtu, më 22 mars 2019, në orën 12:00, në sallën e konferencave të shkollës, organizon Tryezë të Rrumbullakët, në kuadër të së cilës bëhet edhe shpallja e Eseve fituese dhe ndarja e çmimeve. Në këtë tryezë marrin pjesë 10 finalistët e garës letrare, këshilli i nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës dhe ekspertë të fushës.


Category: Lajmet , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 15/03/2019