Në vazhdën e aktiviteteve të Javës së Shkencës, të cilat po zhvillohen në QSE Don Bosko, sot u mbajt Tryeza Shkencore me temën KRIPTOVALUTAT.

Panelistë në këtë tryezë ishin ekspert të fushës së kriptovalutave, të cilat folën për aspektin ligjor të rregullimit të monedhave virtuale, mënyrën e krijimit të tyre, llojet e monedhave virtuale si dhe rrezikun potencial që mund ta paraqesin.

Fillimisht të pranishmëve ju drejtua drejtori i QSE “Don Bosko” në Prishtinë Don Izidor Lukic, i cili ju uroj mirëseardhje mysafirëve dhe ju dëshiroj suksese në punën e tyre.

Për rregullimin e formës së legjislacionit foli prof. dr. Mensut Ademi. Në fjalën e tij, prof. Ademi u fokusua në pjesën se sa është legale prodhimi dhe përdorimi i këtyre kriptovalutave. Ai theksoi që për momentin vendi ynë nuk e ka të rregulluar me ligj prodhimin dhe përdorimin e kriptovalutave dhe si të tilla ato nuk mund t’i quaj ilegale. Po ashtu prof. Ademi theksoi që do të ishtë e rrugës që shteti ynë të arrijë të mbledh ekspert të fushës dhe të krijoi një legjislacion i cili do ta rregullonte prodhimin dhe përdorimin e kriptovalutave.

Pa prof. Ademit, fjalën e kishte panelisti tjetër z. Valmir Hajzeri, i cili shpjegoi se çka në të vërtetë janë kriptovalutat, si prodhohen, si përdorën dhe sa janë të sigurta. Ai theksoi se prodhimi dhe përdorimi i tyre në ditët e sotme nuk paraqet ndonjë problem ligjor dhe se shumë vende edhe kanë filluar përdorimin e këtyre valutave digjitale. Ai po ashtu theksoi që këto valuta janë mjaftë të sigurta sepse kodi i krijimit të tyre ruhet në disa vende dhe se pamundësohet keqpërdorimi i tyre.

Në fund nxënësit patë mundësi të bëjnë pyetje rreth këtyre valutave ku morën përgjigje nga panelistët e ftuar.

Mysafir në këtë tryezë ishin përfaqësues të shkollave “Arkitekt Sinani” nga Mitrovica dhe “Fehmi Lladrovci” nga Drenasi.

Falënderojmë pjesëmarrësit për kontributin e tyre dhe do të takohemi përsëri të premten më 27 prill 2018 ora 12:00 në Ditën e Shkencës.


Category: DITA E SHKENCËS , Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 25/04/2018