Të shtunën me datë 28 janar 2017, Qendra “Don Bosko” në Prishtinë mirëpriti ish nxënësit e saj.
Atyre iu uruan mirëseardhje drejtori Don Izidor Llukiq dhe zëvendës drejtori qendrës Don Tomë Mihaj.
së bashku bashkëndanë historitë e kaluara në shkollën tonë, momentet e tanishme si dhe ju dhanë këshilla se si duhet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Ish nxënësit ishin jashtëzakonisht mirënjohës për pritjen qe ju bë atyre dhe fjalët e tyre ishin:
“”Don Bosko”, ka qenë dhe do të mbetet përherë shtëpia jonë e dyte”
Ne ju dëshirojmë ish nxënësve tanë shëndet e suksese në të gjitha hapat e jetës së tyre dhe i sigurojmë ata që “Don Bosko”, vërtetë do të mbetet shtëpia e tyre e dytë dhe gjithmonë do t’i kenë dyert e hapura.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 30/01/2017