Sot shkolla jonë pati kënaqësinë t’i pret më të dashurit tanë, nxënësit e klasës së parë. Pritja për ta ishte më e veçantë sepse ata për herë të parë uleshin në bankat shkollore. Po ashtu edhe emocionet e tyre ishin të madha sepse tani për ta fillon një kapitull i ri.

Ata i mirëpriti drejtori i qendrës Don Izidor Lukic së bashku me përgjegjësin e shkollës fillore Don Pavlin Zefi dhe mësuesit e tyre.

Drejtori ju uroj atyre mirëseardhje dhe ju dëshiroi që vitet që do t’i kalojnë në shkollën tonë, të jenë vite ku ata do të formësohen, edukohen dhe arsimohen. Ju jeni e ardhmja e shtetit tonë, andaj investimi në ju do të thotë investim në shtetin tonë.

Pas drejtorit, fjalën e mori përgjegjësi i shkollës fillore, i cili po ashtu ju uroi mirëseardhje dhe ju dëshiroj sukseset me të mëdha për këto vite shkollore që do t’i kalojmë bashke.

Pastaj nxënësit u shpërndanë së bashku më mësuesit në klasë ku edhe u njoftuan me ta. Aty ata patën edhe disa aktivitete kulturore.

Ne fund për ta ishte organizuar një koktej rasti.

Fatosave tanë ju dëshirojmë suksese!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla Fillore

Publikuar më: 30/08/2018