Me datat 28 dhe 29 gusht 2018, u mbajt takimi me nxënës dhe prindër të klasave të X, XI dhe XII. Ky takim kishte për qellim njoftimin e nxënësve dhe prindërve me planprogramin e vitit shkollor 2018/19.

Fillimisht fjalën e mori drejtori i qendrës Don Izidor Lukic, i cili ju uroj mirëseardhje dhe ju uroj suksese në këtë vit shkollor. Ai ju shpjegoj atyre rrolin e QSE “Don Bosko” në edukimin dhe arsimimin e të rinjve ku edukimi sipas stilit të “Don Boskos” është i vazhdueshëm dhe integral.

Pas drejtorit fjalën e mori zv. Drejtori Don Tomë Mihaj. Ai pasi ju uroi mirëseardhje dhe suksese për këtë vit shkollor, shpjegoi platformat online si website dhe databazën të cilat i përdor qendra jonë në mënyrë të komunikimit më të rregullt me prindër.

Në fund nxënësit u shpërndanë me kujdestarët e tyre nëpër klasa ku u njoftuan me gjerësisht për planprogramin dhe rregulloren e shkollës.

Të gjithë nxënësve ju urojmë suksese e sidomos atyre që për herë të parë janë bërë pjesë ë qendrës siç janë klasat e 10-ta.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 29/08/2018